Kishte mbërritur si azilant në Itali, por tashmë ndodhet në burg pasi u arrestua nga policia. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar shqiptar I cili prej pak kohësh ishte vendosur në vendin fqinj. Me të mbërritur në zonën e Pessaros, I riu u përfshi me grupet që shpërndajnë drogë në doza të vogla. Karabinierët italianë bënë arrestimin e tij, pas informacioneve të siguruara se shqiptari shpërndante drogë në doza.