5 persona kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të dy operacioneve, pasi janë kapur në kushtet e flagrancës për kultivim apo shpërndarje të lëndëve narkotike. Një 39-vjeçar është arrestuar në fshatin Mollaj të Mallakastrës, pasi gjatë kontrollit u konstatua se po kultivonte disa bimë narkotike të llojit Kanabis Sativa, si dhe i janë gjetur dy armë gjahu.