Një rrjet që prodhonte dhe shpërndante drogë në formë karamelesh pranë shkollave u godit nga policia në Durrës. Në pranga përfunduan vëllezrit Ledio dhe Rubin Lemeti, 20 dhe 25 vjeçari ndërsa u shpall në kërkim një 20-vjeçar. Aksioni i koduar Shija e Hidhur, me fokus sigurinë e jetës dhe shëndetit të nxënësve në shkolla, u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative nga ana e agjentëve të seksionit për hetimin e narkotikëve.