Qeveria miratoi ligjin për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Kjo ide ishte pjesë e këshillimit kombëtar, ku 308 mijë qytetarë votuan pro legalizimit të kanabisit mjekësor. Pas mbledhjes së kabinetit qeveritar, ministrja e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu ndau detajet e këtij ligji.