Një i moshuar duke bërë plazh në bregdetin e Vlorës nuk është ndjerë mirë dhe ka kërkuar ndihmën e ambulancës. I ndodhur në zonën e lungomares kryetari i bashkisë së Vlorës njëkohësisht dhe mjek në profesion , i ka dhënë ndihmën e pare të moshuarit i cili kishte pësuar parainfarkt. Ndërkohë që ambulanca ka mbërritur në zonën e plazhit në afërsi të Lungomares ka shoqëruar dhe të moshuarin drejt spitalit rajonal të Vlorës.