Ministria e punëve të Brendshme në Mal të zi ka njoftuar se autoritetet po kryejnë një hetim pasi më 31 korrik Kryeministri I Vendit Dritan Abazoviç mund të ishte përballur me një aksident si pasojë e mosfunksionimit të sistemit të frenimit në makinën shtetërore. Ngjarja ka ndodhur në Obzoviç teksa makina ishte rreth 50 metra përpara një rruge tatpjetë në momentin që u zbulua problem me sistemin e frenimit.