Këto janë pamjet e paradites së të mërkurës nga prurjet e lumit Drin në Lezhë. Siç shihet shtrati është i mbushur, por rrjedha mbetet nën nivelin e daljes nga shtrati dhe shkaktimit të problemeve në qytet. Ndërkohë, në Qarkun e Lezhës situata është problematike në zonën e Kurbinit, qytetin e Laçit dhe fshatrat përreth tij, ku prania e ujit në akset rrugore vështirëson qarkullimin dhe disa familje kanë kërkuar ndihmë për evakuim.