Top News/ Drejtuesit politik të Berishës/ Disa krerë degësh refuzojnë Këlliçin
07/09/2024 20:08

Caktimi i drejtuesve politikë nga Partia Demokratike, duket se po sjell një përçarje e debat të brendshëm në këtë force politike. Pas debatit në mbledhjen e Kryesisë mbajtur të enjten, situata ka vijuar e njëjtë edhe në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ku krahas pakënaqësive ndaj caktimit të deputetëve mbështetës të Gazment Bardhit dhe vetë këtë të fundit si drejtues politik, debate ka patur edhe për emrin e drejtuesit politik për Tiranën, e cila nga 8 drejtues bëhet me vetëm 1, Belind Këlliçin, I cili për demokratët pavarësisht mbështetjes që I dhanë në zgjedhjet e 14 majit, sot ai vjen si një figure humbëse me më shumë se 60 mijë vota diferencë me Erion Veliajn. Burime i thanë Top News se një ndër debatuesit ka qenë edhe kreu i Degës 13 të PD në Tiranë, Arsen Valisi, I cili gjatë debatit ka treguar se disa kryetarë degësh në Tiranë nuk kanë kontakt me Këlliçin. “A e ke informuar kryetarin e partisë për situatën e drejtuesit politik që nuk ka asnjë lloj marrëdhënie me disa drejtues degësh në Tiranë dhe nuk flet me to. Gjithë kjo parti kmobetarë nuk ka një figurë përbashkuese për të gjithë kryetarët e degëve.”, mësohet të jetë shprehur kreu I degës 13 të PD, duke iu drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka, degë e cila në zgjedhjet e 14 majit rezulton të ketë arritur një rezultat më të mirë se në vitin 2021, pavarësisht përçarjes së demokratëve. Po ashtu, debat ka patur edhe nga Myslim Murrizi, I cili ka ngritur shqetësim për mungesën e votës që në futjen e Bardhit dhe përkrahësve të tij në Kryesinë e PD, ndonëse kjo ishte rruga e ndjekur nga Berisha për bashkimin e partisë.

Top News- Rama kusht kryebashkiakëve për rikandidimin, ndan detyrat për deputetët
21/03 16:50
Top News- Rama ‘rithemelon’ Rilindjen, ndryshon drejtuesit e qarqeve/ Vendos emra të rinj
21/03 16:45
Top Channel/ Berisha: Taksat e naftës përgjysmë! Kreu i PD: Protestën e opozitës…
21/03 15:12
Top Channel/ Rama ndryshime në qarqe!Balluku drejtuese politike në Fier, Balla-Manastirliu në Tiranë
21/03 15:12
Top Channel/ PS ndryshon drejtuesit e qarqeve! Balla në Tiranë, Karakaçi në Shkodër, Balluku në Fier
21/03 15:10
Top Channel/ Rama: Ulim akcizën e naftës. Nëse çmimi i karburanteve shkon mbi…
21/03 15:04
Top Channel/ Rama mbledh Asamblenë e PS-së: S’ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal
21/03 14:26
Top News- Përfundon mbledhja e asamblesë së PS, sekretari i përgjithshëm Blendi Klosi ndan detajet
21/03 14:25
Top News – Rama: Mesazh kryebashkiakëve: S’ka rikandidim pa paketën e maleve
21/03 14:19
Top News- PD mobilizon strukturat për protestën: Rezistenca nuk ndalet deri në largimin e Ramës
21/03 14:16
Top News- “2 shoqe e 2 shokë”, Klosi ndan detyrat për socialistët, PS ndez motorët për vendoret
21/03 13:13
Top News- PS kthen emigracionin në avantazh, Klosi: Mbi 60% e Diasporës na mbështet
21/03 13:12
Top News- Klosi: Në 80% të territorit jemi forcë fitues, fitore e rrënjosur
21/03 13:12
Top News- Kush është ‘rezervuari’ i votës në PS, Klosi tregon qarqet ku PS është më e fortë
21/03 13:12
Top News- “PS forcohet, PD dobësohet”, Klosi bën bilancet në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare
21/03 13:11
Top News- Klosi: Duhet të jeni krenar, shqiptarët kanë zgjedhur drejtimin e vendit nga Edi Rama
21/03 13:11
Top News- PS mbledh Asamblenë në Durrës, Blendi Klosi rreshton detyrat për socialistët
21/03 13:09
Top Channel/ Asambleja e PS, Edi Rama po mban fjalën para anëtarëve
21/03 12:54
Top Channel/ PS mbledh Asamblenë! Përgatitjet për zgjedhjet në parti dhe garën e ardhshme elektorale
21/03 12:53
Top News- “Qeveria rrezik për integrimin”, Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën
21/03 12:26
DIGITALB DIGITALB