Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 10 vota pro emrat e katër kandidatëve për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme në përfundim të mandatit të Altin Dumanit. Lista me prokurorët Adnan Xholi, Doloreza Musabelli, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho u miratua pa votën e anëtarit Zeqir Hodaj. Ky i fundit nuk mori pjesë në votim pas disa shkrimeve publike që ngritën dyshime se është në konflikt interesi, pasi djali i tij është zgjedhur si hetues financiar në SPAK.