Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka dërguar një letër organizatës politike të financuar nga Elon Musk, duke e paralajmëruar se donacionet prej 1 milionë që po bën miliarderi në vendet më të rëndëishme të fushëbetejës për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA, mund të shkelin ligjin federal. Letra u dërgua nga Seksioni i Integritetit Publik të agjencisë, i cili mbikëqyr ndjekjet penale federale të zyrtarëve publikë dhe krimeve zgjedhore.