Top News – Drejtësia kërkon prokurorë. Kosovë, thirrje qeverisë të shtojë numrin e tyre
01/11/2025 13:19
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit në Kosovë, Besim Kelmendi i ka bërë thirrje qeverisë që të rrisë mbështetjen financiare për sistemin e drejtësisë dhe numrin e prokurorëve në vend për të përballuar fluksin e çështjeve që kanë nën hetim.