Oferta politike e socialistëve në Durrës pësoi transformim total, pasi një pjesë e konsiderueshme e fituesve të zgjedhjeve të 2021 u hetuan nga SPAK-u. Gjatë prezantimit të kandidatëve për zgjedhjet e 11 majit, Edi Rama u shfaq më shumë krenar sesa përgjegjës, duke lënë të kuptohet se për herë të parë në Shqipëri drejtësia po vepron.