Ministria e Bujqësisë ka hedhur për konsultim publik një kuadër të ri ligjor për kontrollin e sigurisë ushqimore, masat mbrojtëse kundër dëmtimit të bimëve dhe ushqimet për kafshët. Ekspertët e sigurisë ushqimore shohin me shqetësim një nen të këtij drafti që ka të bëjë me delegimin e detyrave të kontrollit zyrtar nga Institucioni Përgjegjës për Kontrollet Zyrtare. Parashikohet që kontrolli i sigurisë ushqimore mund t’i kalojë kompanive private, të cilat plotësojnë disa kushte ligjore.