Kyetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ngriti pretendime se kryeparlamentarja Elisa Spiropali nuk i ka vënë në dispozicion opozitës draft raportin e Venecias në lidhje me mandatin e deputetet, Olta Xhaçka. Sipas Bardhit përfaqësuesit e Venecias i kanë vënë në dispozicion kryeparlamentares draftin paraprak dhe Spiropali e ka ndarë këtë draft vetëm me deputetët e mazhorancës. Spiropali mohoi këto pretendime dhe shpreh se nuk ka asnjë dokument publik dhe se nuk e kishte ftuar opozitën për shkak se ajo e kishte refuzuar në ftesat e saj.