Drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, i hartur dhe propozuar nga Bashkimi Europian, u është dorëzuar edhe partive opozitare, të cilat po e shhqyrtojnë me kujdes. Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani paralajmëroi një takim me partitë opozitare, për të disktutuar pikërisht mbi përmbajtjen e draftit dhe pikave të tij që shqetësojnë palët.