Situata në gjykatën penale të Tiranës me dosjet dhe provat materiale ndodhet në kushte alarmante. Ishte kjo deklarata që bëri Gerd Hoxha zëvëndës kryetari i gjykatës Tiranë, në një takim që u zhvillua këtë të enjte me gazetarët. Edhe pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja që u citua nga Gert Hoxha në gjithë vendin janë të planizuar me detyrë vetëm 60 punonjës policie, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme deri tëk drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda. Kritika zëvëndëskryetari kishte dhe për Ilirian Gard. Drejtuesi i gjykatës së Tiranës u ndal edhe tek stoku i dosjëve dhe ngarkesat e gjyqtareve. Shkak sipas Hoxhës është mungesa e gjyqtareve që shumica prej tyre janë djegur nga Vettingu, ndërsa ende nuk po zëvendësohen me gjyqtarë të rinj.