Amnistia penale nuk do të përfshijë zyrtarët që janë nën akuzë nga SPAK, apo që janë nën gjykim nga Gjykatat e Posaçme, por për të cilët mungon një vendim i tyre. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë konferencës për shtyp në fund të mbledhjes së kësaj të mërkure të Qeverisë.