Pavarësisht me kundërshtimin e punonjësve, qytetarëve, bizneseve dhe opozitës, Agjencia qendrore e Kadastrës po vijon me zbatimin e vendimit për të transferuar në Tiranë zyrat e saj të Vlorës. Të enjten, punonjësit e transportimit të materialeve janë paraqitur në zyrat e Kadastrës së Vlorës të shoqëruar nga forca policie për të tërhequr prej andej dokumentacione dhe bazën e nevojshme materiale për transferimin e punës në Tiranë.