Gazment Bardhi reagoi pas vendimit të SPAK për të mbyllur dosjen “Xibraka”, për të cilën kreu i grupit të PD pretendonte se ishte i përfshirë vëllai i kryeministrit Rama. Përmes një video në Facebook, Bardhi thotë se prokurorët nuk e hetuan dosjen në asnjë moment. Sipas tij, e vërteta do zbardhet edhe pse kërkon pak kohë. Bardhi dërgoi informacion në SPAK me dyshimin se në këtë rast ishte i përfshirë dhe Olsi Rama, vëllai i kreut të qeverisë.