Hetimet për 28 personat e arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Shpirti’ janë mbyllur dhe tashmë dosja do të shkojë në gjykatë. Vendimin final për hetimet e përfunduara e mori Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Këta persona u proceduan penalisht dhe u arrestuan në kuadër të një hetimi antidrogë, që u krye nga Shqipëria dhe Italia.