Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht padinë e “Studio Pustina” që kishte si objekt shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Apelit të Posaçëm dhe Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, duke pranuar pjesërisht kërkesën dhe konstatuar cenimin e të drejtës për paprekshmërinë e banesës. Studio Pustina është një nga tre kompanitë që është nën hetim në kuadër të dosjes së privatizimit të ish kompleksit Partizani.