Sali Berisha e quajti vendimin e gjykatës kushtetuese ndaj tij si të padrejtë dhe antikushtetues. Teksa sulmoi kryetaren Holta Zaçaj, Kreu I PD tha se do t’I drejtohet Strasburgut. Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë. Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë. Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.