Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen në themel për Ilir Metën, Monika Kryemadhin, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Gjyqtarja Irena Gjoka rrëzoi të gjitha kërkesat e të pandehurve për pavlefshmëri dhe papërdorshmëri të provave të SPAK. Avokati i Metës, Kujtim Cakrani e konsideroi të gjithë procesin e seancave paraprake një farsë. Ndërkohë, Monika Kryemadhi tha se nuk kishte pritshmëri tjetër nga gjykata dhe se vendimi i saj është politike.