Avokati Ylli Manjani kujton se qëllimi i reformës në drejtësi ishte përmirësimi i klimës së biznesit dhe jo burgosja e tij familjarisht dhe për më tepër pa iu dhënë mundësia as edhe njeherë të vetme të japin shpjegime për rolin e tyre. “Akuzojnë burrë e grua pse ka bërë biznes!? Pse kanë kryer një punë në interes të publikut dhe që vetë shteti ua dha ta bënin”, shkruan ai.