Rajmonda dhe Mark Nika, përkatësisht bashkëshortja dhe xhaxhai i të ndjerit Aleks Nika, një prej viktimave të 21 Janarit janë paraqitur këtë të hënë në SPAK për t’u pyetur në cilësinë e kallëzuesve. Rajmonda Nika u thirr nga prokurorët në orën 10:00, ndërsa Mark Nika në orën 12:00 të së hënës. Bashkëshortja e të ndjerit tha para gazetarëve se kanë paraqitur fakte të reja, pa dhënë më shumë detaje specifike në lidhje me këto fakte.