Kastriot Ismailaj, i dënuar me 11 vite burg mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, ka kërkuar të lërë qelitë. Ish-administratori i kompanisë DIA i është drejtuar Gjykatës së Fierit me kërkesë për liri me kusht, me argumentin se ka kryer më shumë se 2/3 e dënimit. Seanca për shqyrtimin e kërkesës Ismailajt, do zhvillohet këtë të hënë, më datë 20 shkurt ora 13:30 , në Gjykatën e Fierit.