Dosja prej 500 faqesh e SPAK ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha citon ndër të tjera edhe disa episode, që për prokurorinë e posaçme janë afera të dyshuara korruptive. Dosja citon pagesat në drejtim të fondacionit të bashkëshortes së Berishës, pagesat për avokatin që Berisha pajtoi në Paris për të kundërshtuar non gratan e vendosur nga Antoni Blinken, pagesa për shërbime shëndetësore, si dhe një pagesë të bërë nga kompania Homeplan për fushatën e PD në 203.