Në ditën e tretë të aksionit për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, situata në fshatin turistik të Thethit u përshkallëzua me protesta nga banorët vendas. Të revoltuar nga ndërhyrja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe Policisë së Shtetit, ata bllokuan urën hyrëse të fshatit.