Dështon operacioni për arrestimin e liderit të opozitës në Pakistan. Pas orësh të tëra tentative, policia vendosi të tërhiqet, pasi Imran Khan u mbrojt nga mijëra mbështetës të tij. Pas tërheqjes së policisë, Imran Khan doli në oborrin e vilës së tij në Lahore, ku bëri foto dhe falënderoi mijëra mbështetësit që ishin mbledhur aty për të mos lejuar arrestimin e tij. Khan u shfaq me një maskë gazi në fytyrë, pasi policia përdori gjatë gjithë natës gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, teksa nuk ngurroi të bëjë foto me mbështetësit e tij.