Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian ndërsa ka folur për luftën në Iran, u shpreh se janë gati për t’i dhënë fund luftës, por sipas tij duhet të kenë edhe garanci. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Pezeshkian ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa, ku edhe është shprehur se kërkojnë garanci edhe për të parandaluar përsëritjen e sulmit. “Ne kemi vullnetin e nevojshëm për t’i dhënë fund” konfliktit “me kusht që të përmbushen kushtet e nevojshme, në veçanti garancitë e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e sulmit”, tha Pezeskian. Deklaratat vijnë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli u raportuan se kishin kryer sulme në disa qytete në provincën Isfahan në natën mes 30 dhe 31 marsit, si dhe sulme në Teheran.