Top News – ‘Dorëzohet’ guvernatori i Nju Jorkut/ Andrew Cuomo jep dorëheqjen, por i mohon akuzat
11/08/2021 21:48

Guvernatori I Nju Jorkut, Andrew Cuomo dha dorëheqjen pasi një hetim zbuloi se kishte ngacmuar seksualisht disa gra, duke i dhënë nismë përpjekjeve për shkarkimin e tij. “Mënyra më e mirë se si mund të ndihmoj tani, është të largohem”, sqaroi ai në deklaratën e tij. Por ashtu siç ka bërë edhe më parë, Cuomo i mohoi sërish akuzat për abuzime duke i cilësuar si të motivuara politikisht. “Raporti i prokurores së përgjithshme thotë se unë kam ngacmuar seksualisht 11 gra. Reagimi ishte i stuhishëm. ashtu duhej të ndodhte, por pretendimet janë te rreme. Mendoj se nuk e kam kaluar limitin me askënd”, deklaroi vetë guvernatori. Cuomo po përballej me trysni në rritje për t’u dorëhequr nga radhët e tij demokrate, përfshirë presidentin Biden. Në një reagim, ky i fundit e cilësoi një vendim të drejtë atë të Cuomos, ndërsa vlerësoi punën e tij si guvernator. “Ka bërë një punë shumë të mirë, nga qasja në votim tek infrastruktura e shumë çështje të tjera. Prandaj është e trishtë”, deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara. Andrew Cuomo është guvernatori i tretë i Nju Jorkut që lë detyrën nën tymnajën e skandaleve. Një hetim i pavarur nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, zbuloi se 63-vjeçari kishte shantazhuar seksualisht 11 gra, përfshirë punonjëse të administratës. Gratë pretendojnë se ai kishte bërë komente seksuale, i kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, dhe puthur pa lejen e tyre. Përfundimet e hetimit i dhanë shtysë përpjekjeve të demokratëve për të nisur procedurat e “impeachment”. Vendin e Cuomos do ta marrë zëvendësguvernatorja Kathy Hochul, e cila bëhet gruaja e parë që do të drejtojë Nju Jorkun.

Top Channel/ Macron kthen kryeministrin Lecornu që dha dorëheqjen pak ditë më parë
10/10 23:18
Top Channel/ Shpërthim në SHBA, 19 të zhdukur në kompaninë e eksplozivëve
10/10 22:54
Top Channel/ SHBA-Kinë, tension i lartë, Trump anulon takimin me Xi Jinping
10/10 22:42
Top News- Trump kërcënon Kinën, paralajmëron tërheqje nga takimi i planifikuar me Xi
10/10 22:30
Top Channel/ Gaza, rikthim në rrënoja. Mijëra palestinezë po kthehen në shtëpi
10/10 22:29
Top News- Ushtria izraelite vazhdon tërheqjen nga Gaza, Hamas gati të lirojë pengjet
10/10 22:00
Top Channel/ Izraeli nis tërheqjen nga Gaza, mijëra palestinezë rikthehen në vendin e tyre
10/10 19:54
Top News- Video EKSKLUZIVE e sulmit terrorist në xhami/ Agresori hap zjarr me dy pistoleta
10/10 18:12
Top News- Sulm terrorist në xhami/ 4 besimtarë të plagosur, siguria vret agresorin
10/10 18:11
Top Channel/ Rusia sulmon Kievin, blackout në 9 provinca: NATO nis stërvitje bërthamore!
10/10 15:13
Top News – Një president ‘rockstar’. Javier Milei i Argjentinës argëton 15 mijë fansa
10/10 14:45
Florjan Binaj LARGOHET nga Berisha, krijon PARTI të re?! SKENARËT TRONDISIN politikën | Breaking
10/10 14:39
Top News – Nobeli i Paqes për politikanen venezueliane / Maria Corina Machado, sfiduese e Maduros
10/10 14:38
Top News – Kthehen në rrënojat e shtëpive / Gaza, izraeli tërheq trupat, banorët të frikësuar
10/10 14:18
Top News – NATO nis manovrat bërthamore / 71 avionë nga 14 shtete në stërvitje javën e ardhshme
10/10 14:01
Top News – Po vjen stuhia vdekjeprurëse ‘Alice’…Alarm i kuq, makina nën ujë e rrugë të përmbytura
10/10 13:59
Top News – Trump paqebërësi dhe Nobeli i munguar / ‘Shuplakë’ e rëndë, Norvegjia pret ‘hakmarrje’
10/10 13:58
Top News – Tërmet masiv, njerëzit të tmerruar / Magnituda 7.4, paralajmërim edhe për cunami
10/10 13:58
Top Channel/Nobeli i Paqes, Trump mbetet “duarthatë”:Çmimi i shkon lideres së opozitës venezueljane!
10/10 13:43
Top News – Sulm i madh në qendër të Kievit / Rusia godet apartamente dhe qendrat e energjisë
10/10 12:56