Vetedorezohen në polici dy të rinjtë e dyshuar si autorë të plagosjes së dyfishtë të ndodhur gjatë ditës së dielë në Shkodër. Nëkëtë atentat mbeti i plagosur shefi i policisë bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj dhe babai i tij. Ilirjan Hasanaj dhe Verzan Bajrakurtaj u janë vetëdorëzuar patrullave të policisë në Velipojë, pas disa ditëve arrati.