Procesi i rindërtimit u kurorëzua me sukses edhe për qindra familje të fshatit Marikaj, të cilat nga sot do të strehohen në shtëpi edhe më të bukura, më të forta e më të sigurta se ato që humbën nga tërmeti pak vite më parë. Kryeministri Edi Rama ishte sot mes banorëve të zonës, ku u dorëzuan çelësat e 120 apartamenteve të reja në 6 pallate të rindërtuara nga themelet.