Top News – Dorëhiqet ministrja e jashtme/ Kosovë, bashkëshorti u akuzua për blerje votash
09/03/2021 12:24

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga ky post dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.“Këtë vendim e marr vetëm për shkak të pamundësisë morale që më është shkaktuar dhe imazhit që më është dëmtuar nga persona me qëllime të pista, e jo sepse ndjej përgjegjësi për manipulimet dhe akuzat që më janë mveshur pamëshirshëm mua dhe familjes sime. Cenimi i nderit dhe punës sime nga lojërat denigruese të të tjerëve paraqet shkak-pasojën e këtij vendimi”, shkroi Haradinaj Stublla në rrjetin social Facebook.Haradinaj Stublla iu referua raportimeve nga një media lokale në Kosovë për, siç është thënë, falsifikimin e votave të kandidatëve të AAK-së.Së fundmi në media ka qarkulluar një video ku pretendohet se bashkëshorti i Haradinaj-Stubllës i ka blerë votat asaj në zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas kryediplomates, kjo është bërë nga persona me qëllime të pista. Haradinaj Stublla ripërsëriti kërkesën e saj që “në interval sa më të shkurtër kohor, Prokuroria e Shtetit të ndriçojë vërtetësinë e video-inskenimit”.Haradinaj-Stublla tha ndërkohë se është e lumtur që pas 15 viteve bashkëpunim me AAK-në, tani “në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”. Më herët, kandidatja për deputete nga AAK-ja, Florentina Gjergjaj, kishte akuzuar publikisht bashkëanëtaren e partisë së saj Meliza Haradinaj-Stublla se ia kishte vjedhur votat. Ndërsa, të hënën PZAP-ja miratoi ankesën e Gjergjajt që të rinumërohen fletëvotimet me kusht në të gjitha komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, sa i përket kandidatëve të AAK-së.

Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08