Memli Krasniqi njoftoi këtë të mërkurë dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh forca e dytë më e madhe pas Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Krasniqi tha se ka ardhur koha për një mundësi të re për "familjen tonë demokratike". “Sot, pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, deklaroi ai.