Oferta e Partisë Socialiste për një ulëse të sigurt në legjilaturën e ardhshme të kuvendit, solli dorëheqje të njëpasnjëshme të kryebashkiakëve Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi, një ditë para mbylljes së afatit për dorëzimin e listave në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Kryetari i bashkisë së Beratit, njëherësh drejtues politik qarku, Ervin Demo pritet të jetë në listën e sigurt të Partisë Socialiste, sipas formulës të kryetarit të Partisë Edi Rama që figurat pa asnjë mandat në kuvend, dhe drejtuesit e qarqeve të jenë në fushë të sigurt.