Demokratet jo vetem nuk po arrijne te bashkohen per zgjedhjet vendore te 14 majit, por partia demokratike po “zien” nga rrjedhjet, qe nga deputetet deri tek kandidatet per primaret. Doreheqjen e pare e dha Alfred Rrushaj dhe brenda 24 oreve Grida Duma. Mbrëmjen e së hënës ishte Alfred Rushaj, i cili njoftoi largimin nga politika dhe lënien e mandatit duke bërë me dije se është një vendim për arsye personale. Ndërkohë që Grida Duma teksa dorëzoi mandatin tha se e bën këtë akt pasi është shumë e zhgënjyer nga politika.