Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka organizuar një takim me drejtues të institucioneve arsimore nga e gjithë Shqipëria. Gjatë takimit u trajtuan shumë tema si: sfidat dhe arritjet në drejtimin e Institucioneve Arsimore në vend; roli i prindërve dhe komunitetit në mbështetje të strukturave të shkollës; përfshirja e nxënësve në vendimarrje, Matura Shtetërore; etj.