Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja makabre e 12-vjeçares në Francë, Lola Davier, trupi i së cilës u gjet në një valixhe plastike. Duket se autoritetet franceze po hetojnë mbi pistën e hakmarrjes, e cila besohet të ketë qenë edhe motivi kryesor që ka çuar 24 vjeçaren algjeriane, Dabia B., në ndërmarrjen e aktit ekstrem. Hetuesit që punojnë në këtë çështje besojnë se pas veprimeve të vrasëses së dyshuar, e cili ishte e pastrehë, mund të ketë qenë dëshira e saj për t’u hakmarrë ndaj nënës së vajzës.