Në Gjykatën e Posaçme, këtë të martë ka vijuar seanca gjyqësore për dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, ku ka dëshmuar Henrik Hoxhaj. Gjatë dëshmisë së tij, ai rrëfeu se bashkë me Nuredin Dumanin, kishin bërë gati planin për eliminimin e Besmir Haxhisë dhe përfshirjen e emrave të tjerë të botës së krimit. Hoxhaj deklaroi se kanë diskutuar edhe për Altin Ndocin, i cili u arratis pak kohë më parë nga spitali i burgut në Durrës, duke shtuar se u përpoqën që t’ia “ngarkonin” atij vrasjen e vwllezwrve Haxhiaj nw prill 2020.