Përfaqësues të SHBA dhe të BE-së, si dy prej financuesve kryesorë të reformës në drejtësi kërkuan nga autoritetet shqiptare që të shtojnë përpjekjet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kërkesa u drejtua gjatë një tryeze të organizuar këtë të enjte me përfaqësues të Qeverisë shqiptare me qëllim bashkërëndimin e ndihmës dhe mbështetjes për Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.