Top News – Donald Trump për Nobelin e Paqes…Kamboxhia do të nominojë presidentin amerikan
01/08/2025 15:18

Kamboxhia do të nominojë Presidentin amerikan Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqen, tha zëvendëskryeministri i saj të premten, pas ndërhyrjes së tij të drejtpërdrejtë në ndalimin e konfliktit të fundit kufitar të vendit të Azisë Juglindore me Tajlandën. Duke folur me gazetarët në kryeqytetin e Kamboxhias, Phnom Penh, zëvendëskryeministri falënderoi Trump për ndihmën në vendosjen e paqes dhe tha se ai meritonte të nominohej për çmimin që është edhe vlerësimi ndërkombëtar i profilit më të lartë që i jepet një individi ose organizate që konsiderohet se ka bërë shumë për të "forcuar miqësinë mes kombeve". Pakistani tha në qershor se do ta rekomandonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen për angazhimin e tij në zgjidhjen e konfliktit me Indinë, dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha muajin e kaluar se e kishte nominuar Trumpin për çmimin prestigjioz po ashtu. Ishte një telefonatë nga Presidenti amerikan javën e kaluar ajo që theu një bllokadë në përpjekjet për t'i dhënë fund luftimeve më të ashpra mes Tajlandës dhe Kamboxhias në më shumë se një dekadë, duke çuar në një armëpushim të negociuar në Malajzi, raportoi Reuters. Pas njoftimit të armëpushimit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha në një postim në X se Trump e bëri të mundur paqen. "Jepini Çmimin Nobel për Paqen!", tha ajo. Të paktën 43 persona janë vrarë në përleshjet intensive, të cilat zgjatën pesë ditë dhe zhvendosën më shumë se 300,000 njerëz në të dyja anët e kufirit.

Top News- Paqja dy javore SHBA-Iran/ Çfarë përfshin plani 10 pikësh për armëpushim
08/04 10:20
Top News – Mes lehtësimit dhe tensionit. Iranianët mbushin sheshet, festojnë armëpushimin
08/04 10:09
Top News – Armëpushimi SHBA–Iran. Prapaskenat e marrëveshjes dhe negociatave
08/04 10:00
Top News – Arrihet marrëveshja. Armëpushim dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit
08/04 09:59
Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39