Autoritetet angleze kanë miratuar ligjin që legalizon prodhimin dhe shitjen për konsum masiv të ushqimeve të modifikuara gjenetikisht. Mbështetësit e teknologjisë thonë se ajo do të përshpejtojë zhvillimin e kulturave bujqësore më të forta që do të nevojiten për shkak të ndryshimeve klimatike. Por, kritikët thonë se ndryshimi mund të sjellë "katastrofë" në zinxhirin e prodhimit të ushqimit dhe të ketë pasoja të pariparueshme për mjedisin.