Pas asgjësimit të tetë tonëve domate me pesticide nga ana e autoriteteve kroate, janë arrestuar tre persona me kërkesë të prokurorisë së Beratit. Në pranga ka përfunduar administrator I subjektit “Era-Fruit”, Mariglen Qorri dhe dy inspektorë të AKU Berat, Ronaldo Lika 27-vjeç dhe Griselda Doksani 25-vjeç, Hetimet nisën pas rastit të konstatuar në Kroaci ku nga analizat e kruyera rezultoi se sasia me domate kishte nivel mbi normat e lejuara të preparatit “Chlorfenapyr”. Nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë, analizat treguan se sasia ishte 0.06 mg/kg.