Kreshnik Farruku Budlla, I shpallur në kërkim nga autoritetet italiane për trafik kokaine, është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit. Pas dorëzimit, policia e ka vendosur nën masë arresti për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë. Kreshnik Budlla është I njohur si kreu I një grupi kriminal, emri I të cilit doli së fundmi në përgjimet e Sky Ecc në dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja. Nga bisedat e transkriptuara nga aplikacioni Sky Ecc doli se ish-deputeti i jepte informacione të cilësuara si sekret shtetëror të shpallurit në kërkim Kreshnik Budllas.