Apeli i GjKKO la në fuqi masën arrest me burg për ish policin Leonard Palushi, i arrestuar në kuadër të dosjes Plumbi i Artë. Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke e dënuar përfundimisht Leonard Palushin me 3 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish polici do të vuajë 2 vite e 4 muaj burg.