Kuvendi u përfshi sot nga debate të forta, pasi deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzoi se ish-zv.kryeministri Erion Braçe rezulton i përfshirë në përgjimet për pastrim parash të biznesmenit Rezart Taçi, të shpallur në kërkim nga SPAK. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji e akuzoi ish-zv.kryeministrin se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane.