Duke filluar nga kjo e dielë, data 1 maj, pjesa më e madhe e sporteleve në vendin tonë do të mbyllen, ndërsa 95 përqind e shërbimeve publike do të ofrohen online. Shumë pak qendra shërbimesh do të qëndrojnë të hapura për të mundësuar dhënien e dokumentacioneve përkatëse, për të cilat një qytetar nuk mund ti tërheqë dot në programin digjital e-albania.