Kreu I grupit të PD-së I është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, I cili konsideron si meritë të qeverisë socialiste, arrestimet e bëra nga SPAK, në radhën e zyrtarëve të lartë. Sipas Bardhit, meritat për këtë I ka këmbëngulja e SHBA për të patur një drejtim të pavarur të SPAK. “Të ishte për Edi Ramën dhe PS, sot në drejtimin e SPAK do ishte një ushtar i tij, që siç provoi GJKKO kërkoi burg për ish-zëvendësministrin por jo për ish-ministrin hajdut, mik të Edi Ramës. Ishte ndërhyrja e SHBA që mbajti larg duart e qeverisë nga drejtimi i SPAK.”, shkruan Bardhi.