Policia e Elbasanit ka zbardhur djegien e qëllimshme të një automjeti më datë 23 janar në rrugë ‘Aqif Pasha’. Fillimisht u dyshua se djegia u shkaktua në mënyrë aksidentale, por pas hetimeve të kryera dyshimet u hodhën poshtë. Në kuadër të hetimeve është arrestuar autori i dyshuar, 36-vjeçari, i cili rezulton i dënuar më parë për disa vepra penale.